Site icon Telegrafi

Itali, 17-vjeçari shqiptar qëllohet me thikë e më pas grabitet nga dy persona

Foto: Ilustrim

Një 17-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali, pasi ka rënë pre e një grabitje.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, kishte dalë për një shëtitje në qendër në lagjen Rifredi, ku dy persona me thikë i dolën para.

Autorët e qëlluan shqiptarin me thikë në këmbë dhe më pas në gjok, i morën portofolin dhe gjithçka tjetër që kishte dhe u larguan.

17-vjeçari dhe pse me plagë ka rritur të shkojë në një pikë dhe të kërkojë ndihmë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes teksa raportohet se është marrë edhe një përkthye pasi adoleshenti di vetëm shqip dhe asnjë fjalë në gjuhën italiane.

Exit mobile version