Telegrafi

Itali: 10 vjet burgim dy shqiptarëve për trafik të drogës

Të dënuarit nga Gjykata e Apelit në Trento janë dy shqiptarët e vënë në pranga gjatë operacionit të policisë italiane i koduar “Sherifi, transmeton Shekulli Online”.

Të dënuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, një pjesë e së cilës e transportonin nga Holanda, dhe një sasi tjetër nga Shqipëria dhe Kosova drejt Italisë.

Në total ngarkesa e sekuestruar ishte 150 kg heroinë dhe rreth 60 kg kokainë. /Telegrafi/