Vetëm një rast dhe një pikë e fituar është shumë pak për një skuadër, e cila mëton kreun e tabelës. Ferronikeli ishte skuadër që dinte se çka dëshiron, kurse mungesën e cilësisë krahas rivalit, të zgjedhurit e Arbnor Morinës e kompensonin me angazhim maksimal.
“Ishte lojë e vështirë pasi Ferronikeli gjatë 90 minutave u mbrojt. Ne nuk patëm raste pasi sulmet ishin shterpë. Kjo ishte loja më e dobët e Hajvalisë në këtë kampionat”, tha trajneri i Hajvalisë, Bekim Isufi. Edhe pjesa e dytë nuk dallonte shumë nga e para, Hajvalia sulmonte pa vizion e Ferronikeli mbrohej me mençuri. /Zëri/Telegrafi/