Site icon Telegrafi

Isufi vazhdon punën, Hajvalia (nuk) ka telashe

“Unë edhe zyrtarisht jam rikthyer në postin që kam pasur. Jam me të gjitha kompetencat që kam pasur, kështu që më sinqeritet ju them se tekniku Bekim Isufi as nuk ka dhënë dorëheqje as nuk është shkarkuar”, ka thënë Ajeti, duke shtuar se këto gjëra nuk janë as në plan të kryesisë.

“Unë kam pasur një takim edhe me Bekim Isufin edhe me pjesën tjetër të kryesisë dhe as që është diskutuar për dorëheqje e as për shkarkim. Trajneri vazhdon punën. Ne kemi besim të plotë në punën e tij dhe ai e ka mbështetjen tonë. Nuk është asgjë tragjike pse kemi vetëm 5 pikë. Ndeshje ka plot dhe ne shpejt do të rikthehemi aty ku e kemi vendin”, tha Ajeti, duke shtuar se klubit i duhet një riorganizim më i mirë i brendshëm dhe pas kësaj do të normalizohet gjithçka.

“Klubi do të ketë një riorganizim të brendshëm, në ato pikat kyç ku unë mendoj se ka çaluar gjatë kohës sa nuk kam qenë në klub. Pas kësaj klubi do të normalizohet dhe asnjë problem nuk do të ketë”, shtoi drejtori, duke njoftuar se edhe problemet e fundit të shfaqura me lojtarë, sidomos ai me Qëndrim Sejdiun janë zgjidhur.

“Jo jo nuk ka asnjë telashe. Ata futbollistë që kanë qenë të suspenduar janë kthyer, sot (e hënë) janë duke stërvitur. Unë isha i vizitova stërvitjet dhe gjithçka është normale. Kam biseduar edhe me lojtarë dhe është sqaruar situata”, përfundoi Ajeti.
Sido që të jetë, duhet thënë se klubi megjithatë nuk është në pozitën si ishte përpara. Kjo pasi që mësohet se njëri nga tre donatorët e ekipit është larguar dhe nuk do të jetë më investitor në klub. Bëhet fjalë për Hamdi Mehmedin, i cili ka dhënë dorëheqje nga klubi dhe më nuk është pjesë e tij. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version