Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi mendon se Ramush Haradinaj e meriton të jetë president i Kosovës.
Në “Dhoma e Rrëfimit”, Isufi ka thurrë lavde ndaj Haradinajt duke thënë se ai garanton siguri dhe stabilitet te qytetarët.
“Besoj që Haradinaj e meriton të jetë president për shkak se kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës ka garantuar edhe në të kaluarën se është i paluhatshëm në mbrojtjen e interesave. Ai garanton siguri te qytetarët, stabilitet dhe unitet. Ai është në gjendje të bashkëpunoj me të gjithë”, deklaroi Isufi.
I pyetur se çfarë do ndodhë nëse Specialja ngritë aktakuzë ndaj Haradinajt, Isufi ka thënë se kanë informacione se lideri i tyre nuk ka të bëj më me asnjë gjykatë.
“Njoftimet që i kemi ne thonë se Haradinaj nuk ka të bëj me asnjë gjykatë dhe mendojmë se është krejt i lirë që të jetë president i Kosovës, nuk nisemi nga paragjykimet nisemi nga ato që janë informata tonat që në njëfarë mënyre ky nuk ta bëj asgjë me asnjë gjykatë”, ka theksuar Isufi.