Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se Qeveria Haradinaj po punon shumë mirë dhe ka kryer punë të mëdha.
Ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini tha sa gjatë një viti, kjo Qeveri ka marrë vendime të mëdha që ndoshta nuk janë marrë që nga paslufta.
“Qeveri më vepruese, më zbatuese nga paslufta është kjo e tanishmja. Qoftë me ligjin për Prishtinën, me termocentralin “Kosova e re”, Pallatin e Rinisë apo me rritjen e buxhetit, uljen e taksave, me ligjin për ushtrinë etj., kjo Qeveri ka bërë veprime që nuk janë bërë më parë”, tha Isufi.
Isufi ka thënë se Haradinaj punon pa dallim me të gjithë ministrat dhe është shumë i kujdesshëm, dhe ai nuk bën ndarje se cilës parti i takon ai ministër.
“Haradinaj është edhe shumë gjeneroz, që mund t’i shkaktoj dëm partisë së vet me qëllim që të ketë harmoni Brenda qeverisjes. Deri tani ka pasur një funksionim brilant, sa i përket marrëdhënieve të brendshme, por edhe në raport me Kuvendin e Kosovës” .
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së ka thënë se ushtria e Kosovës nuk do të jetë gardiania e vetme që do të mbrojë vendin, por i duhet aleanca me NATO-n.
“Ushtria e Kosovës nuk duhet të jetë e vetme që të mbrojë vendin, por duhet krijuar aleancë me NATO-n dhe shtetet mike”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi./Telegrafi/