Për dallimi nga tentimet e para që të niset me përgatitje e që nuk patën sukses, dje në takimin e parë me kryetrajnerin e ri (të vjetër), Bekim Isufin, ishin të pranishëm 21 futbollistë, në mesin e të cilëve kishte edhe figura të reja që pritet të bartin fanellën e Hajvalisë në edicionin e ri, transmeton Zëri.
“Aty ku ka kushte të mira, aty shkoj edhe unë.Për mua nuk është një mjedis dhe ambient i panjohur, dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të kthehen në Hajvali”, tha Bekim Isufi për Zërin, i cili e ka të qartë se përgatitjet kanë filluar me vonesë. “Po, i kemi filluar me vonesë, por do të mundohemi që ta kompensojmë kohën e humbur.
Do të diskutoj me kryesinë e klubit për të shkuar së paku një javë jashtë vendit, në mënyrë që ta presim kampionatin të qetë. Kemi bërë edhe disa përforcime, por javën e ardhshme do të kompletohemi me futbollistët që na duhen”, shprehet Isufi, duke konfirmuar bisedimet me disa futbollistë ndër të cilët edhe Lulzim Doshlakun, Fidan Gërbeshin, Venhar Sermaxhajn e Vëllaznim Jasharin, por edhe duke paralajmëruar se do të sillen edhe 5-6 të tjerë, emrat e të cilëve nuk i kumtoi. /Telegrafi/