Site icon Telegrafi

Isufi për pak sa nuk e nokautoi, pranon Saunders: Në raundin e gjashtë isha në një moment të vështirë

Shefat Isufi duke e goditur Billy Joe Saundersin (Foto: Luke Walker/Getty Images/Guliver)

Shefat Isufi nuk kishte fat që ta fitonte titullin WBO në kategorinë super-të mesme, pasi humbi me pikë nga boksieri anglez, Billy Joe Saunders.

Boksieri shqiptar e pati mundësinë ta fitonte meçin në raundin e gjashtë kur për pak sa nuk e nokautoi kundërshtarin, ndërsa britaniku e ka pranuar se ai ishte një moment shumë i vështirë për të.

“Ai më zuri në raundin e gjashtë. Isha në një moment të vështirë. Nuk kam zhvilluar një duel të rëndësishëm qe 14 muaj. Ai është i pari në WBO për ndonjë arsye, prandaj nuk ka dyshim se është i mirë”.

Lexo po ashtu Shefat Isufi nuk arrin ta fitojë titullin WBO

“Aftësia ime në boks gjithmonë do të më dërgojë përpara në këtë sport, kështu besoj. Më pëlqejnë meçet mëdha, emrat e mëdhenj”, ka thënë britaniku pas duelit.

Shefat Isufi (Foto: Luke Walker/Getty Images/Guliver)

Kjo ishte humbja e katërt në karrierë për Isufin, i cili ka regjistruar 27 fitore (20 me nokaut) dhe në dy raste është ndarë baras. /Telegrafi/

Exit mobile version