Vllaznia e Pozheranit është mposhtur thellë nga Vëllaznimi me rezultat 3:0.
Skuadra nga Pozhorani kishte pësuar edhe në dy xhirot e para, por paraqitja e sotme ishte dukshëm më e dobët sesa dy të parat.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri, Bekim Isufi, i cili thotë se Vëllaznimi ka mundur të shënojë edhe më shumë.
“Një ndeshje shumë e dobët e zhvilluar, pasi asgjë nuk na shkoi për dore”.
“Rezultati nuk është real. Vëllaznimi pati më shumë raste për të na shënuar, ndaj rezultati 3-0 nuk është real”, është shprehur Isufi.
Vllaznia është skuadra e vetme elitare që ende nuk ka shënuar gol.