Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, në seancën e jashtëzakonshme bëri thirrje tek deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos t’i terrorizojnë qytetarët duke mbajtur fjalime ‘koti’.
Isufi tha se deputetët duhet të ulen, ta krijojnë platformën dhe ta miratojnë rezolutën me 2/3 e votave të tyre.
“Të mos i terrorizojmë qytetarët duke mbajt fjalime koti, por hajde të ulemi të bëjmë platformën, ekipin dhe t’i kryejmë punët tona. Kushtetuta e Kosovës e thekson shumë qartë se si të mbrohet integriteti, sovraniteti i vendit. Andaj mos të bëjmë shumë fjalë. Por ta bëjmë rezolutën dhe ta miratojmë me 2/3 e votave”, theksoi Isufi. /Telegrafi/