Telegrafi

Isufi, komandantëve: Ndaleni debatin për luftën

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmeti Isufi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të mbyllet debati i cilësuar nga mediat si “debati i komandantëve”.

Isufi si njëri nga ish–komandantët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke folur për luftën verbale dhe akuzat e ndërsjella të komandantëve, ka theksuar se kërkon nga ish–bashkëluftëtarët e tij që ta ndërpresin këtë debat, transmeton Telegrafi.

“Porosia ime drejtuar atyre, do të ishte që ta mbyllin këtë temë, sepse lufta ka përfunduar. Kjo është më shumë çështje që iu takon historianëve”, ka shtuar Isufi. /Telegrafi/