Telegrafi

Isufi kërkon informacion zyrtar për deportimin e gylenistëve

Shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se thelbësore për Kosovën është që nuk ka shmangie nga orientimi euroatlantik i saj, pasi janë bërë shumë investime qoftë nga SHBA, apo vendet mike.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet për deportimin e gjashtë gylenistëve, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, siç kanë qenë të mira në të kaluarën, duhet të jenë të mira edhe në të ardhmen, pasi kjo është në interesin e tyre.

Megjithatë, ai ka kërkuar një informacion më të plotë dhe zyrtar lidhur me deportimin e gjashtë gylinestëve më 29 mars në Turqi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një debat më serioz, i cili do të ndihmonte për rezolutën që mund të dalë nga Kuvendi i Kosovës