Telegrafi

Isufi: I kënaqur me pikët e fituara

Bekim Isufi

Drita ka marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj Feronikelit në shtëpi.

Skuadra gjilanase arriti fitore minimale 1-0 falë një goli të shënuar nga Fidan Gërbeshi nga pika e 11 metërshit.

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka mbetur i kënaqur me pikët e plota të fituara por jo edhe me shpërdorimin e rasteve.

“Jam shumë i kënaqur me pikët, por jo edhe shpërdorimin e rasteve në këtë takim”.

“Kemi gabuar shumë sidomos kur kishim epërsinë dhe duhej mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje”.

“Një skuadrës së madhe dhe të pjekur siç është Drita nuk guxon ti ndodh kjo, ndaj ne do të ulemi dhe do të analizojmë se ku po gabojmë për tu përmirësuar në ndeshjet e tjera”, deklaroi Isufi pas ndeshjes.

Sipas Isufit suksesi i deritashëm i Dritës është meritë e futbollistëve.

“Drita është protagoniste nga ndeshja në ndeshje. Suksesin të cilin e kemi arritur deri më tani është meritë e futbollistëve, por ne do do shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe do luftojmë për secilën prej tyre që ta fitojmë”, përfundoi Isufi.

Drita tani zë pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë të tubuara, një më pak se Llapi dhe dy më pak se Prishtina lidere. /Telegrafi/