Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.
Duke folur të mërkurën në televizionin publik ai ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve çon në luftë.
“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin. Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi në RTK.
Theksojmë se kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj njëherësh kryetar i AAK-së, muaj më parë i është drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian me një letër përkatësisht Federica Mogherinit, ku ka shprehur pakënaqësinë ndaj qasjes së BE-së kundrejt Kosovës.