Telegrafi

Isufi flet pas triumfit ndaj Dritës: Ishte fitore me meritë

Ballkani ka arritur ta fitoj derbin e xhiros së 13-të në BKT Superligë, pasi ka mposhtur Dritën 2-0.

Ishte sulmuesi Theophilus Solomon që realizoi dy gola në këtë takim, gola që i sollën tri pikë vendasve.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi duke thënë që është i kënaqur pasi kanë marrë një fitore me plot meritë.

“Kemi pasur shumë raste, shumë volum dhe nuk arrinim të shënonim. Në pjesën e dytë ishim më të qetë. Një derbi i fituar me meritë, i përgëzojë lojtarët për mënyrën e lojës. Treguan se dinë të luajnë, kjo tregon se nganjëherë kur je shumë poshtë ngriteni më së larti. Gjatë javës nëse punohet mirë, rezultati vjen në ndeshjen finale”, tha Isufi.

Tutje trajneri gjilanas i Ballkanit tha se ka mbetur shumë i kënaqur edhe me sulmuesin Solomon, por edhe me kapitenin Edvin Kuc.

“Momentin që sulmuesi shënon gol, atëherë ju duhet të jeni të kënaqur dhe e arsyetoni ai vetën e tij. Kuç me një qetësi të jashtëzakonshme e dëshmoi vetën, Solomon ishte gjithashtu në formë të mirë”.

“Nuk mund të parashihen gjërat përpara ndeshjes, por kemi të bëjmë me një kampion, e cila është ndërtuar qe pesë apo gjashtë vite. Ne them të drejtën, nuk i kemi ikur lojës tonë”, deklaroi ai për Art Sport.

Pas kësaj fitore, Ballkani rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 24 pikë, dy më shumë se Drita. /Telegrafi/