Drita ka marrë një fitore tejet të rëndësishme nga udhëtimi në Gjakovë.
Gjilanasit mposhtën Vëllaznimin me rezultat minimal 0-1 për të marrë edhe pozitën e liderit.
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka falënderuar vendasit për organizimin e ndeshjes duke uruar që Vëllaznimi të qëndroj në Superligë.
“Ndeshje e vështirë duke marrë parasysh se Vëllaznimi në cilin pozicion është por unë kam fjalë të mira për organizimin e ndeshjes, prej momentin që kemi ardhur në Gjakovë e deri tash çdo gjë ka qenë mirë, mendoj dhe uroj suksese Vëllaznimit, e meriton të qëndroj në Superligë”, pas ndeshjes për SSK.
Tutje Isufi deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë dhe se u hakmerren ndaj Vëllaznimit.
“Në qoftë se i referohemi ndeshjes ka qenë e vështirë duke marrë parasysh pozitën , në tri ndeshje duhej të hakmerremi, duhet ta pranojmë se Vëllaznimi na ka destabilizuar me ato dy ndeshje, dhe ja erdhi momenti që ti kundërvihemi duke marrë parasysh mënyrën si kanë luajtur, por themi prapë se ishte ndeshje e vështirë”.
“Ishte fitore e arritur me shumë mund, duhet pranuar. Sidomos në pjesën e dytë, sepse në pjesën e parë nuk kemi qenë në element”.
“Por duhet theksuar se edhe Vëllaznimi ka qenë në presion, të dy ekipet kanë pasur një lloj frikë ndonëse e kanë vërejtur se një gabim i vogël do e vendos ndeshjen, pastaj kartoni i kuq na i lehtësoi gjerat, jam i kënaqur”, tha Isufi .
Drita zë pozitën e parë në tabelë me 44 pikë të tubuara, një më shumë se Prishtina që zë pozitën e dytë. /Telegrafi/