Site icon Telegrafi

Isufi: E merituam këtë triumf, ishte fitore për gjithë Kosovën

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka folur nëpërmjet lidhjes telefonike për triumfin historik të skuadrës së tij.

Gjilanasit mposhtën Santa Coloman në gjysmëfinale 2-0 për tu përballur në finale me ekipin nga Gjiblartari Lincoln Red Imps.

Në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini tek emisioni Dueli Botëror, Sokoli tha se fitorja ishte për gjithë Kosovën.

“Kjo fitore nuk është vetëm për Dritën, por është për gjithë Kosovën”.

“Kemi dy ditë kohë për të rigjeneruar ekipin dhe për të parë se si është gjendja momentale. Shpresojë që futbollistët të marrin vetën dhe të paraqitën sa më mirë në finale”.

“Drita ka qenë favorite por nëse bazohemi në eksperiencën që ka pasur ekipi kundërshtar mendoj se flitet për një ekip të respektuar që marrin pjesë në garat evropiane që nga viti 2001”.

“Është eksperiencë e re për mua por edhe për shumë futbollistë. Jemi vetëm në vitin e dytë në arenën ndërkombëtare”

“Kjo ndeshje ka prodhuar shumë raste si nga ne ashtu edhe nga ekipi kundërshtar. Në fillim të pjesës së parë kemi mundur të shënojmë kur patëm tri apo katër raste të pastërta por futbolli di nganjëherë të jetë i komplikuar, por prapë se prapë djemtë kanë ditur të mbajnë vetën dhe kanë marrë fitoren e merituar edhe pse kemi mundur ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave”, tha Isufi nëpërmjet lidhjes telefonike.

https://www.youtube.com/watch?v=Mg1jly7Qx7c

Mysafiri në studio, trajneri i mirënjohur Ismet Munishi e uroi për fitoren dhe e pyeti se sa ka njohur për kundërshtarin e radhës në finale që është Lincoln Red Imps nga Gjiblartari.

“Më pak kemi pasur mundësi ta njohim kundërshtarin që e mposhtëm pasi futbolli i Andorrës jep shumë pak informacione. Sa i përket kundërshtarit të radhës e shikuam me gjithë lojtarët ndeshjen që fituan 2-0 dhe kemi të bëjmë me një ekip të organizuar mjaftë mirë që ka kualitet brenda për brenda. Janë vendas dhe kanë përkrahjen e tifozëve por ne duhet të marrim me qetësi dhe duhet të ndryshojmë diçka në lojë”, vazhdoi tutje Isufi.

Ndërsa në fund trajneri i Dritës iu përgjigj edhe pyetjes së Bylbyl Sokolit se si është adaptuar ekipi me kushtet klimatike në Gjiblartar.

Isufi tregoi se Drita ka udhëtuar tri ditë më herët në Gjiblartar dhe kjo i ka ndihmuar lojtarët.

Ndër tjera trajneri gjilanas tregoi se udhëtimi realisht ka qenë shumë i gjatë rreth 18 orë. /Telegrafi/

 

https://www.youtube.com/watch?v=mhDYH4nRfI0

Exit mobile version