Ekipi gjelbër e zi ka vendosur që detyrën e trajnerit t’ua besoj Sheremet Isufit dhe Gëzim Kaçanikut, të cilët ishin ndihmës trajner të Prekazit.
“Kryesia ka vendosur që ekipin ta udhëheqin Shermet Isufi dhe Gëzim Kaçaniku. Këta të dy do ta drejtojnë ekipin derisa të vijë kryetari Nexhmedin Haxhiu, i cili gjendet jashtë vendit”, ka deklaruar për Express, Fidaim Haxhiu, drejtori sportiv i Trepçës.
Sipas Haxhiut, është vështirë të gjendet një trajner adekuat për ekipin mitrovicas, derisa ka lënë të kuptohet se Isufi e Kaçaniku mund ta drejtojnë ekipin të paktën në pjesën e parë të kampionatit.
Ai në fund ka falënderuar trajnerin e deritanishëm Rafet Prekazin për punën dhe angazhimin që ka bërë te skuadra e Trepçës gjatë kësaj vere.
Trepça, ka tubuar vetëm një pikë në dy xhirot e para në Superligë: ka barazuar me Llamkos Kosovën derisa ka humbur nga Drenica. /Express/Telegrafi/