Site icon Telegrafi

Isufi: Dështimi i mbledhjes së Kryesisë papërgjegjësi, shfuqizimi i Speciales ishte në rend dite

Ahmet Isufi, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas dështimit për mbajtjen e Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit tha se një pjesë të anëtarëve të Kryesisë ka munguar dhe kjo sipas tij është papërgjegjësi.

Ai tha se është përgjegjësi dhe obligim i të gjithëve që të angazhohen në mënyrë që Kuvendi të funksionojë si duhet.

Isufi tha se në rend dite ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. /Telegrafi

Exit mobile version