Site icon Telegrafi

Isufi debutoi me fitore: Ishte e mundimshme, nuk u desh të vetëkënaqen futbollistët

Bekim Isufi

Drita ka fituar një ndeshjet tejet të rëndësishme ndaj Lirisë.

Gjilanasit ishin në epërsi 3-1 por në fund Liria e barazoi në 3-3 para se minutën e fundit një autogol t’i japë Dritës fitoren 4-3.

Bekim Isufi debutoi te Drita me fitore, por thotë se lojtarët u vetëkënaqën në këtë sfidë.

“Ishte një fitore e mundimshme dorën në zemër. Minutat e fundit të marrësh fitoren është më e shijshme”.

“Ne shqiptarët shumë shpejtë kënaqemi, e kemi vënë ndeshjen në pikëpyetje por dua t’i falënderojë futbollistët për angazhimin edhe pse çaluam në finalizim”, tha Isufi.

Ai ka thënë se puna që ka bërë Milaim Zuzaku po shihet dhe ai po e vazhdon projektin e paraardhësit të tij te Drita.

“Duhet të vazhdojnë me punë, pa presionin për titull. Kam biseduar edhe me kryesinë për këtë çështje. Milaim Zuzaku e ka bërë një punë të mirë të cilën punë dhe projekt të Milaimit ne po e vazhdojmë”, ka përfunduar Isufi. /Telegrafi/

Exit mobile version