Site icon Telegrafi

Istrefi: Telekomi nuk është afër privatizimit

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se ndërmarrja nuk është afër procesit të privatizimit as në aspektin procedural e as në atë të gjendjes momentale.

Istrefi ka thënë se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Telekomi është e pamundur të privatizohet.

“Po flitet dhe po proklamohet një privatizim që askund afër nuk është as në procedura dhe as në situatën në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës”, ka thënë Istrefi për Epoka e Re, duke shtuar se deklaratat e tilla për privatizim më shumë i ngjasojnë fushatës elektorale sesa që ka diçka konkrete.

Ai ka shtuar se në momentin që ka marrë postin e kryeshefit ka synuar disa projekte që të ketë stabilitet Telekomi, sipas tij, një ndër to ka qenë ristrukturimi.

Istrefi tregon se janë duke punuar shumë që të krijojnë një qëndrueshmëri në Telekomin e Kosovë.

Lexo po ashtu Lluka: Privatizimi i Telekomit është rruga e duhur

Ndryshe, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version