Site icon Telegrafi

Istrefi: Telekomi i ka dhënë shtetit qindra miliona euro dividend, ka ardhur koha që ta marrim mbështetjen e merituar shtetërore

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta përkrah më ta kaluar gjendjen e vështirë në të cilën gjendet.

Ai ka thënë se i kanë njoftuar institucionet e Kosovës si dhe akterët e tjerë për gjendjen në Telekom.

“Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore, pasi që është aset strategjik nacional”, ka shkruar Istrefi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i Istrefit në Facebook

Meqenëse sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ftoj të gjithë deputetët që të arrijnë të zhvillojnë debat konstruktiv dhe të reflektojnë pozitivisht rreth gjendjes në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, dhe jam po ashtu i bindur se të gjithë së bashku do të mund të gjejmë zgjidhjen e duhur për problemet e grumbulluara, duke u fokusuar racionalisht në strategjinë e daljes.
Gjatë këtyre ditëve i kam informuar të gjitha institucionet e vendit, përfshirë Kryeministrin Haradinaj, MZHE-në, Komisionin Hetimor Parlamentar dhe deputetë të partive të ndryshme politike rreth situatës aktuale në Telekomin e Kosovës dhe mundësisë së arritjes së një qëndrueshmërie dhe stabiliteti financiar.
Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore, pasi që është aset strategjik nacional. /Telegrafi/

Exit mobile version