Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion këtë të shtunë ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje.
Ndeshja e vetme e ditës së shtunë do të zhvillohet në Istog mes vendasve të Istogut dhe Dritës nga Gjilani.
Vendasit ndodhen në pozitën e 11-të në tabelë dhe fitorja e fundit në Prizren ndaj Lirisë ia ka shtuar atyre gjasat për të zënë një pozitë në barazh.
Ndërkohë Drita është në pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara.
Fitorja eventuale e Istogut do t’i shtonte shpresat për mbijetesë pasi do të afroheshin në një pikë larg Drenicës dhe në dy pikë nga Liria e Drita.
Ndërkohë pesë sfidat tjera do të zhvillohen të dielën. /Telegrafi/