Sot qytetarët e Istogut me të drejtë vote, do të rivotojnë për të zgjedhur të parin e komunës së tyre.
Në garë për kryetar të Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.
Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse në raundin e dytë, Dreshaj doli i pari, por këto rezultate u anuluan për shkak të parregullsive.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet e duhura janë bërë, që procesi i votimit të shkojë në rregull.
49.150 qytetarë me të drejt vote do të kenë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.
Në këtë komunë hapen 23 qendra dhe 63 vendvotime.
Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë. /Telegrafi/