Site icon Telegrafi

Istogu – Hajvalia, ndeshja e fundit e javës së 19-të

Ndeshja e fundit e javës së 19-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet sot në Istog.

Skuadra me po të njëjtin emër, Istogu do të jetë nikoqire e pretendentit për titull të kampionit Hajvalisë.

Vendasit nuk kanë humbur asnjëherë si vendas ndaj Hajvalisë, pasi nga katër takime të zhvilluara kanë regjistruar dy fitore dhe kanë marrë dy barazime.

Edhe pse qëllimet e të dyja skuadrave janë krejtësisht të kundërta, në Istog pritet të zhvillohet një ndeshje e bukur për sy, pasi pikët janë tejet të nevojshme si për Istogun ashtu edhe për Hajvalinë.

Ndeshja e fundit e javës së 19-të në Superligë do të luhet me fillim nga ora 13:30. /Telegrafi/

Exit mobile version