Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Parë. Sfida kryesore ishte ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut, që përfundoi me fitoren e mysafirëve 71-74 (18:21, 17:24, 15:13, 21:16).
Istogasit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke e fituar 35:45, derisa prishtinasit u munduan të kthehen në pjesën e dytë dhe arritën të ngushtojnë shifrat, megjithatë jo të bëjnë përmbysjen e madhe. Marigona Hill Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje, kurse Istogu pesë fitore dhe një humbje.
AS Prishtina ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi, duke mundur në udhëtim Lipjanin 77-97 (21:31, 20:30, 18:24, 18:12). Prishtinasit kanë regjistruar fitoren e shtatë me radhë, duke qenë e vetmja skuadër pa humbje në Ligën e Parë, kurse lipjanasit regjistruan humbjen e shtatë, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash.
RC Cola Drita ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, duke mundur pa shumë probleme Prishtinën e Re 91-75 (29:16, 26:19, 15:17, 21:23). Gjilanasit kanë gjashtë fitore dhe një humbje, derisa prishtinasit një fitore dhe gjashtë humbje.
New Basket ka mundur Feronikelin me shifrat 99-74 (19:18, 22:16, 27:20, 31:20). Neë Basket ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Nikli një fitore dhe pesë humbje.
Vushtrria ka mundur si mysafir Megasports me rezultat 46-62 (7:14, 10:21, 17:11, 12:16). Vushtrriasit kanë katër fitore dhe tri humbje në këtë edicion, kurse Megasports dy fitore dhe pesë humbje.