Site icon Telegrafi

Istogu është i motivuar

Të gjendur në këtë pozitë futbollistët e kësaj skuadre pranojnë se nuk janë të kënaqur me këtë situatë, por shprehen se do të angazhohen që në xhirot e ardhshme t’i rikthehen rezultateve pozitive.

Kushtirm Gashi, futbollisti i Istogut shprehet se fitorja e thellë e arritur në fundjavë kundër Vushtrrisë i ka motivuar ‘troftat’ që të vazhdojnë me fitore edhe ballafaqimet e tjera.

“Fitorja e fundit e arritur me një rezultat të thellë 4:0, padyshim që na ka sjellë motiv, e po ashtu ka shtuar vetëbesim në skuadër. Kjo për faktin se ne këtë triumf e arritëm ndaj një skuadre siç është Vushtrria e cila ka pasur mbrojtjen më të fort në Superligë.

Rezultati i asaj loje tregoi se ekipi momentalisht po qëndron mirë, e kjo fitore e arritur do të jetë motiv shtesë që ne të vazhdojmë me rezultate pozitive”, u shpreh për KosovaLive, Gashi.

Në këtë kampionat Istogu ndeshjet si vendas është duke i zhvilluar në stadiumin e KF Besa, atë të ‘Shahin Haxhiilami’, pasi që fusha e tyre është duke u rinovuar. Gashi thotë se edhe ky fakt ka ndikuar pjesërisht te rezultatet e dobëta në këtë edicion.

“Mungesa e fushës sonë, sigurisht që ka qenë një hendikep shumë i madh pasi që ka futbollist që nuk i përshtatet ajo fushë. Ne si klub jemi mësuar që në çdo lojë të jenë të pranishëm afro 2000 shikues e jo siç ndodh tani rreth 200 të tillë. Duhet pranuar se shikueshmëria ndikon shumë e në motivim të ekipit”, pohoi futbollisti, Gashi.

Këtë fundjavë Istogu do të takohet me skuadrën nga Mitrovica Trepça 89’, duel ky i cili zhvillohet të shtunën. 

Exit mobile version