Telegrafi

Istogu befason Hajvalinë

Istogu ka arritur të shënoi një fitore të madhe në duel me Hajvalinë.

Skuadra nga rrafshi i Dukagjini triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për vendasit në këtë sfidë e realizoi Besmir Fetahu në minutën e 91-të pas një asistimi të bukur nga Mensur Duraku.

Me këtë fitore Istogu ka mbajtur gjallë shpresat për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit kosovar.

Pas këtyre tri pikëve të arkëtuara, Istogu është ngritur në pozitën e 11-të në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, katër më pak se Prishtina. /Telegrafi/