Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fshatin Tomoc të Istogut një person është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në fshatin Tomoc të Istogut të hënën rreth orës 14:30.
“Raportohet se në një livadh të fshatit, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësit relevante, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/