Telegrafi

ISSH për ligjin e faljeve

Sigurimet shoqërore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat do të falen deri në vitin 2008, për të vetëpunësuarit dhe fermerët. Nëse fermeri kryhen pagesat e vitit 2011, falja vazhdon deri në vitin 2010.

Megjithatë, këto vite të falura nuk do të njihen si vjetërsi pune për efekt pensioni. Kush ka vite të papaguara sigurimesh dhe është në prag pensioni, i intereson më tepër që t’i paguajë detyrimet ndër vite. Sipas ligjit, këto pagesa do të bëhen pa kamatëvonesa dhe gjoba./Telegrafi/