Telegrafi

ISSH: Fëmijët me diabet, janë trajtuar me prova mjekësore nga mjekët

Mandatory Credit: Photo by Voisin/Phanie / Rex Features ( 1302876j )A diabetic woman is checking her blood sugar level (self glycemia). A drop of blood obtained with a pen-like lancing device is placed on a test stick and analysed with blood glucose tester (glucometer).Various

“Katër fëmijëve me diabet “Melitus tipi 1″ prej të cilëve dy nga Ohri dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla, për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup”.

Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISSH) pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ISHSSH njoftuan se nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull.

Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi.

Lexo po ashtu Mjekët gabojnë diagnozën e të sëmurit me diabet, 14-vjeçari nga Ohri në rrezik për jetë

Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti “Melitus tipi 1” është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës.

“Maqedonia i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore”, thuhet në kumtesën e ISSH