Organizata indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) ka demonstruar aftësitë e saj teknologjike duke u bërë e para që ka kryer me sukses një ulje pranë polit jugor të Hënës, dhe tani po planifikon misione më ambicioze.
Një nga këto misione është Aditya L1, observatori i parë hapësinor i Indisë për të vëzhguar Diellin, i cili do të nisë më 2 shtator, transmeton Telegrafi.
Misioni i parë me njerëz, i quajtur Gaganyaan, është planifikuar për vitin 2024, megjithëse ishte menduar të kryhej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas informacioneve të disponueshme, para këtij misioni, ISRO po përgatit gjithashtu misionin e parë pa pilot Gaganyaan në të cilin planifikon të dërgojë në hapësirë një robot humanoid femër të quajtur Vyommitra.
Prototipi u zbulua fillimisht në vitin 2021 në ngjarjen Human Space Flight and Exploration – Present Challenges and Future Trends të mbajtur në Indi.
Roboti ka gjysmën e sipërme të trupit dhe mund të përkulet përpara dhe anash, por i mungojnë këmbët. Pavarësisht kësaj, mund të kryejë një sërë detyrash, duke përfshirë njoftimin dhe kryerjen e procedurave të mbështetjes në jetë.
Gjithashtu mund të kryejë detyra të tilla si përdorimi i çelësave dhe monitorimi i parametrave të modulit. Roboti njeh njerëzit, u përgjigjet pyetjeve dhe kryen eksperimente sipas nevojës, dhe në hapësirë do të përsërisë funksionet njerëzore dhe do të ndërveprojë me kontrollin mjedisor të sistemeve të mbështetjes së jetës.
Gaganyaan është kryesisht një mision demonstrimi teknologjik dhe si pjesë e tij, tre astronautë indianë do të udhëtojnë në orbitën e Tokës.
Ata do të kryejnë eksperimente të ndryshme gjatë një misioni të shkurtër që do të zgjasë tre deri në shtatë ditë. Astronautët më pas do të kthehen në Tokë duke u ulur në Oqeanin Indian. /Telegrafi/
In the run up to the first Human Space Mission by India at @isro … 'Vyommitra', the humanoid for #Gaganyaan unveiled. This prototype of humanoid will go as trial before Gaganyaan goes with Astronauts. #ISRO pic.twitter.com/pnzklgSfqu
— Dr Jitendra Singh (मोदी का परिवार) (@DrJitendraSingh) January 22, 2020