Telegrafi

ISO certifikimi në Maqedoni ecën ngadalë

Deri në shtator të vitit 2018, në kompanitë e Maqedonisë duhet të përfundojë kontrollimi për standardet ISO 9001 dhe ISO 14001, të cilat kanë të bëjnë me sistemet për menaxhimin e cilësisë dhe të ambientit jetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbi 160 kompani me ISO 9001 dhe rreth 15 kompani me ISO 14001, patjetër do të duhet të zbatojnë rekomandimet e reja, nëse dëshirojnë edhe më tutje të jenë të përfaqësuara në tregun evropian. Një standard evropian zëvendëson 33 standarde kombëtare dhe hap treg prej mbi 500 milionë shfrytëzuesish.

Zbatimi i standardeve nuk është i shtrenjtë, posaçërisht për kompanitë me orientim eksporti, ndërkaq përfitimet janë më të larta se harxhimet.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, standardizimi është në nivel të pakënaqshëm. Haccp sistemin e kanë zbatuar vetëm 40 kompani, kurse Hallall standardin e kanë zbatuar vetëm 5 kompani, që është shumë poshtë mundësive të eksportit të industrisë ushqimore./Telegrafi/