Site icon Telegrafi

Isnik Alimi realizon dy gola në fitoren e thellë të Sepsit në Rumani

Reprezentusi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Isnik Alimi ka qenë protagonist kryesor në fitoren 5-2 të skuadrës së tij Sepsi ndaj Botosanit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit rumun.

Strugani golin e parë e shënoi në minutën e 38-të, duke qenë i saktë nga penalltia për rezultat 2-1 të Sepsit.

Po nga penaltia Botosani tre minuta më vonë barazoi shifrat në 2-2, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Fraksioni i dytë nisi me gol të Aganoviç, i cili shënoi vetëm pas dy minutave të kaluara në fushë, derisa në minutën e 66-të, Alimi sërish doli në skenë duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e Sepsi.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi e vulosi  mesfushori Ion Georghe 5 minuta para fundit të takimit.

Isnik Alimi me dy glat e shënuar sonte, arrin në shifrën e 4 finalizimeve nga 12 ndeshje të zhvilluara në elitën e Rumanisë, përderisa është autor edhe i 3 golave për Sepsin në Ligën e Konferencës.

/Telegrafi/

Exit mobile version