Ish luftëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, zëvendësministër në detyrë i Diasporës, sot është nisur për t’u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj.
Kilaj do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë. /Telegrafi/