Nëse askush nuk reagon për të evituar problemet që ka koalicionin qeverisës PDK-LDK, atëherë kriza do të thellohet, dhe kjo krizë do shpërthejë dikur, e pasojat e tij do të jenë të rënda për koalicionin.
Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Financave Isni Kilaj, në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel.
Ai ka shtuar se kritikat e tij nuk kanë për qëllim prishjen e koalicionit, por përkundrazi synon që të eliminoj pengesat dhe të normalizoj këtë koalicion.Zëvendës ministri i Ministrisë së Financave, që vjen nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj ka zbuluar disa emra të personave që sipas tij janë larguar nga puna nga LDK-ja për të vendosur militantë të partisë së tyre.
Kilaj ka deklaruar se me ardhjen e Avdullah Hotit në Minisitri, njerëzit janë larguar pa asnjë fakt dhe pa asnjë element që do ndikonte në punën e tyre.
Ilir Totaj, sipas tij, është larguar vetëm për shkak të një interviste që ka dhënë.
Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës e ka kthyer atë në punë por ministria nuk ka pranuar ta kthejë.
Pastaj ai ka përmendur Fikret Ibrahimajn, drejtor regjional ne Ferizaj, i cili gjithashtu është larguar nga puna në vitin 2015.
Ilir Murtezi nga ATK dhe shumë persona të tjerë, për të cilat Kilaj fajëson koalicionin qeverisës LDK-në.
Kilaj ka treguar se e ka njoftuar edhe kryeministrin për këto largime por që ai i ka thënë vetëm se do merret me këtë por se nuk ka bërë asgjë.