Telegrafi

Isner fiton maratonën, Nadal i sigurt

Isner e fitoi setin e fundit me 70-68, ndërsa rezultati final ishte 6-4, 3-6, 6-7, 7-6 dhe 70-68. Ndeshja vazhdoi në ditën e tretë të saj pranë rezultatit 59-59 në setin e pestë, ndërsa që të dy luftuan deri në ‘gejmin’ e 138-të. John Isner në rrethin tjetër takohet me Thiemo De Bakker.

Rafael Nadal shënoi fitore relativisht të vështirë në pesë sete ndaj Robin Haase në rrethin e dytë të Wimbledonit, me rezultat 5-7, 6-2, 3-6, 6-0 dhe 6-3. Spanjolli në rrethin e tretë takohet me Philipp Petzschner. /Telegrafi/