Site icon Telegrafi

Ismaili: Me Ligjin për pagat janë plotësuar kërkesat e mjekëve

Uran Ismaili (Foto: Telegrafi)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se me  Projektligjin për pagat kërkesat e mjekëve janë plotësuar.

Këtë deklaratë Ismaili e bëri në një prononcim për media para fillimit të seancës të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2019 do të jetë qytetari.

“Fokusi jonë në vitin 2019 do të jetë pacienti dhe qytetari jonë, duke e ditë që kërkesat e mjekëve janë përmbushur. Ka shumë rëndësi që mjekët mos të kërkojnë punë në ndonjë vend tjetër. Një grup i kirurgëve kudo nëpër spitale është dashur të bëhet në mënyrë të barabartë. Kërkesat e të gjithë mjekëve sot i kemi plotësuar. Më vjen mirë që e kemi mbajt një premtim që e kemi dhënë. Do të jetë gjithçka publike, në momentin e votimit të Ligjit për buxhetin dhe pastaj do të tregohet se nga cili moment do të hyjë në fuqi”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi/

Exit mobile version