Ismet Ramadani, ish-deputet i PPD-së dhe ish-anëtarë i Komisionit për amnisti pranë kabinetit të kryetarit të Maqedonisë, në një intervistë për emisionin ”10 minuta” në Tv 21, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mjaft skandaloze, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, ky vendim është në dëm të Maqedonisë dhe se tregon që pushteti, pra VMRO-DPMNe-ja ka ndikim mjaft të fuqishëm në këtë institucion shtetëror të rëndësishëm.
Më tej, Ramadani thotë se me këtë vendim, Gjykata e humb besimin si institucion më kompetent për mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, duke lënë përshtypjen si një institucion i partizuar./Telegrafi/