Site icon Telegrafi

Ismet Munishi thotë se Prishtina duhet të respektohet më shumë

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka folur pas humbjes ndaj Dukagjinit, duke thënë se klubi meriton të respektohet më shumë.

Prishtina pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 10-të të Ali Mall Superligës me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Krijuam shumë raste. E kishim edhe posedimin e topit. Por, nuk ka pasur disa situata të qarta. Duhet të jemi më syçelë”.

“Mua më brengosin disa gjëra të tjera, të cilat nuk do t’i them tash. Klubi i Prishtinës duhet të respektohet nga të gjithë”.

“Kemi pasur kundërshtarë të fortë si Ballkani e Drita. Sot krijuam shumë. Morëm gol nga pakujdesia. Ne jemi profesionistë dhe duhet të luajmë edhe me presion”.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin. E kemi marrë klubin në gjendje të vështirë por nuk do të dorëzohemi, pavarësisht se sulmohemi nga të gjitha anët”, ka thënë Munishi.

Prishtina me 12 pikë mbetet në vendin e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version