Telegrafi

Ismet Munishi i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit, ka edhe një premtim për Plisat

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me fitoren në udhëtim te Dukagjini pasditen e sotme (e shtunë).

Prishtina ka arritur ta nis sezonin me fitore 2-1 në udhëtim te Dukagjini në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Endrit Krasniqi dhe Muhamed Useini për kryeqytetasit, ndërsa për klinasit shënoi Ahmet Januzi.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin Ismet Munishi, i cili e ka cilësuar Dukagjinin si kundërshtar të fortë.

Lexo po ashtu Prishtina e nis sezonin me fitore, merr në fund tri pikë të arta ndaj Dukagjinit

“Realisht ka qenë një ndeshje e vështirë, ndaj kundërshtarin të fortë. Ndeshja ishte e mirë dhe luftuar nga të dyja skuadrat, por fati ishte me neve. Megjithatë, fati i përcjell trimat”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Me arrit fitore në këtë fushë është shumë e vështirë, por ne ia arritëm dhe ky është sukses”.

“Ka pasur fjalë se a do të bëhet apo nuk do të bëhet Prishtina, por Prishtina është shtëpi e madhe dhe gjithë do të jetë”.

“Ju premtoj Plisave që Prishtina kështu do të luajë gjithmonë”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/