Site icon Telegrafi

Ismet Munishi: Granit Xhaka ka përgatitur një festim ndaj Serbisë

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka përgatitur një festë të veçantë ndaj Serbisë.

Zvicra do ta nis sot (e enjte) Kupën e Botës me një ndeshje ndaj Kamerunit në kuadër të Grupit G.

Megjithatë, vëmendja është tek ndeshje e radhës e Helvetikëve ndaj Serbisë, pasi te Zvicra luajnë edhe shqiptarët, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Për këtë ndeshje ka folur edhe trajneri i njohur, Ismet Munishi, i cili është i bindur se Xhaka ka përgatitur një festë të veçantë në rast se shënon gol.

“Granit Xhaka e ka përgatit një festë të veçantë nëse shënon ndaj Serbisë. Nuk mund ta zbuloj se çka, por do jetë diçka fantastike”, ka treguar Munishi në “Dueli Botëror:.

Ai po ashtu shtoi se ky festim “do t’i ketë përmasat më të mëdha se të shqiponjës. Ai nuk është penduar për festimin ndaj Serbisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version