Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi dhe ai i Rilindjes 1974, Faruk Statovci janë dënuar nga Komisioni Disiplinor i Etikës për sjelljet e tyre në drejtim të gjyqtarëve.
Munishi është dënuar me 300 euro dhe dy ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak të sharjeve në drejtim të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Dukagjini – Drita.
Sipas njoftimit të FFK-së, Munishi pas caktimit të gjyqtarit kryesor, Visar Kastrati, në ndeshjen Dukagjini-Drita, ai ka filluar fushatë publike, denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale.
Ai po ashtu posa gjyqtarët kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes ka filluar me kërcënime dhe sharje në drejtimin të gjyqtarit kryesor Kastrati.
Në minutën e 42-të, po ashtu ai është përjashtuar nga loja, pasi ekipi i tij mori gol, ku pastaj iu është vërsulur bankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, ku ka sharë dhe ofenduar në mënyrë të pakontrolluar.
Po ashtu, edhe Statovci është duar me 300 euro dhe tri ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak se ui është vërsulur drejt gjyqtarit kryesor dhe atij të katërt.
Këtë gjë ai e ka bërë në ndeshjen e Ligës së Parë, Trepça –Rilindja 1974, kur ishte i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit, duke hytë në fushë, ku ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcënon dhe ofendon./Telegrafi/