Telegrafi

Ismet Munishi pas fitores së Ballkanit ndaj Dritës: Skuadra tjera po kanë problem të luajnë me ne

Ballkani ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 2-0 në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e mirë, dhe referimi ishte i mirë. Ne e dinim rëndësinë dhe kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore”.

Ismet Munishi (Foto: KF Ballkani/Facebook)

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, skuadrat tjera kanë probleme ta përballojnë tempon tonë dhe kjo u pa sot. Kemi punuar për të ardh deri këtu. Kemi kushte të mira për punë”.

“Po e shijojmë momentin dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër përveç se ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi aspak presion”, ka thënë Munishi në SSK.

Ballkani është lider i vetëm në Superligë më 44 pikë. /Telegrafi/