Presidenti Ismet Krasniqi, ka vizituar Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidentja, Njomza Emini.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar KPK-në për inaugurimin e zyrave të reja, derisa iu ka ofruar mbështetjen e KOK-ut në proceset që i presin.
Nga ana e saj, presidentja Emini ka falënderuar presidentin Krasniqi për vizitën, derisa shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.