Site icon Telegrafi

Ismet Krasniqi po e kërkon mbështetjen e Enver Idrizit dhe Halil Sylejmanit për kandidimin si president i KOK-ut

Zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës po afrohen ndërsa gara po bëhet tejet interesante me kandidatët për President.

Linda Shala dje u zyrtarizua nga Federata e Basketbollit të Kosovës si kandidate për Presidente.

Besim Hasani, Presidenti aktual, Milaim Kelmendi nga skijimi dhe Ismet Krasniqi nga karate janë kandidatët tjerë.

Por, mësohet se Ismet Krasniqit, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës i ka dalë një problem.

Ai nuk mund të kandidohet pasi federata e tij nuk është Federatë Olimpike.

Për këtë, ai në orët e vona të së martës është parë me kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, nga i cili po e kërkon bazën deleguese nga Atletika për t’u kandiduar për kryetar të KOK-ut.

Halil Sylejmani thuhet se i ka premtuar Krasniqiti që t’i jepet baza deleguese për kandidim nga Atletika.

Në takim ishte edhe ish-karateisti i mirënjohur, Enver Idrizi.

Krasniqit i kanë mbetur edhe dy ditë afat për ta siguruar bazën deleguese pasi të premten mbyllet afati për kandidim.

Exit mobile version