Site icon Telegrafi

Munishi nuk e përmban veten, ofendon gjyqtarët

Ismet Munishi nuk ka arritur ta kontrollojë vetën.

Trajneri i Dritës është përjashtuar ditën e enjte nga gjyqtari Besfort Kosumi në ndeshjen Drita – Besa.

Munishi shpërtheu pas një vendimi të anësorit, ndërsa nuk i kurseu fjalët e ndyta për të.

Ai tentoi edhe t’i qëroi hesapet me anësorin por u ndalua nga kryesori Besfort Kosumi.

Gjatë daljes nga fusha, Munishi disa herë fyeu në mënyrën më të keqe të mundshme gjyqtarët e ndeshjes, por edhe i kërcënoi ata.

Mbetet të shihet nëse FFK do të marrë masa për Munishin i cili nuk është hera e parë që fyen gjyqtarët.

Më poshtë keni kronikën nga Klan Kosova, ku dëgjohet qartë Munishi duke fyer dhe kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version