Telegrafi

Ismet Hebipi e “risfidon” Hashim Thaçin për president (Foto)

Kandidati i vetëshpallur për president të Kosovës, Ismet Hebipi, nëpërmjet një fotografia në Facebook, ka prezantuar “të metat” e tanimë të zgjedhurit president, Hashim Thaçi dhe “përparësitë e tij” për të qenë President.

Me këtë, siç duket ai ka dashur të shoh se sa ndjekës të tij në Facebook mendojnë se ai do të duhej të ishte i duhuri për President.

Në këtë drejtim, ai edhe ka hapur “votimin online”, duke publikuar dy fotografi, të tijën dhe të Hashim Thaçit.

E në përshkrimet e tyre, Hebipi ka shkruar:

Hashim Thaçi:Asnjëherë nuk kam menduar as që kam pasë aspirata për President shteti, por ndodhi……!(citim nga gazetat i deklaruar nga Thaçi)

Ismet Hebibi:Që nga fëmijëria jam edukuar, shkolluar dhe përgatitur për 3 profesione të shenjta: mjek populli, shkrimtar populli dhe President populli!( Draftligji i korrikut të 2011 rregullon ligjërisht zgjedhjen e Presidentit drejtpëpdrejtë nga i gjithë Populli i nderuar i Republikës së Kosovës)(sic) /Telegrafi/

Hashim Thaçi:Asnjëherë nuk kam menduar as që kam pasë aspirata për President shteti, por ndodhi……!(citim nga gazetat…

Posted by Ismet Hebibi on Wednesday, March 9, 2016