Site icon Telegrafi

Ismajllovska-Starova: Vota ime rreth ndryshimeve kushtetuese varet nga amendamentet

Vota ime për fazën përfundimtare për ndryshimet kushtetuese do të varet nga definimi vet amendamenteve kushtetuese”, tha ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Nola Ismajlloska-Starova e cila bashkërisht me shtatë deputetët tjerë nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, ishin kyç në sigurimin e shumicës prej dy të tretave për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“A do të votoj kjo varet nga i gjithë procesi, si do të definohet amendamentet kushtetuese pas debatit që vijon më 1 dhjetor, që është shumë e rëndësishme për shkak se e përfshin opinionin e ekspertëve, sektorin qytetar, që ka mendim të vet për këto procese, por sigurisht se edhe pajtimi është pjesë e rëndësishme dhe mendoj se të gjitha institucionet duhet të jenë të kujdesshme të mos bëjnë dëm në këtë proces”, thotë ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së Nola Ismajlloska-Starova.

Ajo shtoi se në këtë fazë më shumë për të votuar “për se sa “kundër”./Telegrafi/

Exit mobile version