Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se vendimi i qeverisë për masa shtesë kundër pandemisë COVID-19, ishte i pa menduar mirë.
Ismajli ka thënë se vendimi është i dëmshëm për bizneset.
“Vendimet që merren prej zyrave të Qeverisë, pa e parë dhe analizuar gjendjen në terren, gjithmonë janë të dëmshme për bizneset”, ka thënë Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.
Sipas tij, komuna ka ndërmarrë masa lehtësuese që janë në kompetencë të saj, siç ishte lirimi nga pagesa e qirasë, ndërkohë po shikohet mundësia që kjo masë të vazhdohet edhe për disa muaj. /Telegrafi/